Kombëtarja e Kosovës publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit

Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë këtij muaji.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji, shkruan lajmi.net.

Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.

Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto janë ndeshjet e para që Kosova i luan pa trajnerit Bernanrd Challandes që u shkarkua muajin e kaluar.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar.