Kompjuteri kuantik i Iranit është në të vërtetë një bord zhvillimi që blihet online për 600 dollarë

Nuk duket të ketë asnjë gjë që e bën një kompjuter kuantik dhe uebsajti i saj thotë se përdoret kryesisht për video pëpunim, kontroll motori, përshpejtim softueri etj.

Javën e kaluar ushtria e Iranit zbuloi një pajisje të cilin e quajti produkti i parë i përpunimit të quantik të algoritmeve.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Universitetin Imam Khomeini në Nowshahr, ushtria e Republikës Islamike zbuloi një pajisje elektronike mbyllur në xham.

Në të vërtetë ishte një bord zhvillimi i cili mund të blihet online për afro 600 dollarë. Sipas agjencive shtetërore të lajmeve kompjuteri do të ndihmojë Iranin të zbulojë shqetësime mbi sipërfaqen e ujit duke përdorur algoritme.

Pajisja e cila thuhet se është kuantike sipas Iranit është një bord zhvillimi i ndërtuar nga kompania Diligent. Nga fotot vihet re një brandim ZedBoard dhe sipas uebsajtit të kompanisë, ZedBoard është çdo gjë që një zhvillues ka nevojë për të filluar të punojë në Android, Linux dhe Windows.

Nuk duket të ketë asnjë gjë që e bën një kompjuter kuantik dhe uebsajti i saj thotë se përdoret kryesisht për video pëpunim, kontroll motori, përshpejtim softueri etj.

Pajisjet kuantike të cilat përdoren për lokalizimin e anijeve dhe navigimin në det janë të vërteta. Flota Britanike e testoi së fundi një pajisje të tillë por nuk ngjason fare me atë çfarë prezantoi Irani.

Pajisjet e vërteta kuantike janë pajisje eksperimentale të cilat nuk ngjajnë me një bord që gjeni në një kompjuter të zakonshëm. /PCWorld Albanian