Komuna e Prishtinë për pesë ditë pune kërkon pagesë mujore për çerdhe

Komuna e Prishtinës po iu faturon prindërve pagesën e plotë të çerdheve për janar, përkundër faktit që ato kanë punuar vetëm pesë ditë gjatë muajit që shkoi. Këtë e kanë bërë të ditur prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kanë postuar edhe faturat. “Për vetëm 5 ditë pune sa kane punu çerdhet në janar 2019 (shkaku i grevës por edhe festave te fund-vitit dhe krishtlindjeve ortodokse), komuna e Prishtinës po iu faturon prindërve pagesën e plotë të çerdheve për janar. Ndërkohë shumë njerëz kanë pagu çerdhe private dhe kanë humbë ditë pune apo kanë marrë pushime të detyrueshme, shkaku i mospunës së çerdheve”, ka shkruar njëri nga prindërit.