Konfirmohet rinisja e Bundesligës këtë muaj

Bundesliga e ka marrë dritën e gjelbër për t’iu kthyer fushës së blertë në javët e ardhshme nga kancelaria Angela Merkel – përderisa 15 maji mbetet data më e hershme e mundshme për rinisjen e sezonit.

Të mërkurën në mëngjes u raportua se kthimi i Bundesligës ishte shtyrë nga Angela Merkel për të paktën deri më 22 maj, pasi që klubeve u ishte kërkuar të vendosen në karantinë edhe për dy javë para se të mund t’i nisin ndeshjet, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani qeveria gjermane e ka aprovuar planin e Bundesligës për t’u kthyer në fushën e blertë në pjesën e dytë të majit, pas një serie takimesh që u përfunduan sot.

Tani i takon vetë Federatës, ligës dhe klubeve të vendosin për datën e saktë të kthimit në fushën e blertë, por mediat gjermane raportojnë se më së shumti gjasa ka që kjo të ndodhë më 15 maj.