Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli “ligjin ushtarak” në vend duke deklaruar se opozita ishte e përfshirë në “aktivitete antishtetërore”, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “Yonhap”, presidenti Yoon në një deklaratë në një kanal televiziv akuzoi opozitën për “përfshirje në aktivitete kundër shtetit”.
Pasi njoftoi se në vend u shpall “ligji ushtarak”, Yoon theksoi se “ligji ushtarak synon të eliminojë forcat pro Koresë së Veriut dhe të mbrojë rendin kushtetues”.
Thuhet se ky vendim i presidentit koreanojugor erdhi pasi Partia Demokratike në opozitë hodhi poshtë projektligjin e buxhetit në komisionin parlamentar të buxhetit dhe paraqiti mocione për shpërdorim detyre ndaj kontrollit të shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm.
Ndërkohë në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, komandantëve në ushtri iu dha udhëzimi për mbledhje dhe u bë thirrje për gatishmëri.
Pas shpalljes së ligjit ushtarak, opozita kryesore në vend thirri deputetët e saj në Kuvendin Kombëtar.





