Koreja e Veriut lëshon raketë pas paralajmërimit satelitor

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë menjëherë pasi njoftoi se planifikon të dërgojë satelitin e saj të parë hapësinor, thonë burime në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Japonia lëshoi një paralajmërim për banorët në prefekturën jugore të Okinaëas, por më vonë raportoi se nuk kishte rrezik që raketa të godiste territorin e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Koreja e Veriut tha më herët se planifikonte të lëshonte një satelit deri më 11 qershor për të monitoruar aktivitetet ushtarake të SHBA-së.

Japonia ka thënë se ishte e gatshme të rrëzonte çdo gjë që kërcënonte territorin e saj.