Kosova e fuqishme, demolon Azerbajxhanin në Mitrovicë

U21 e Kosovës ka shënuar një fitore të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2019.

Reshjet e borës e po ashtu moti i ftoftë, nuk i ka penguar djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi për të realizuar një paraqitje të mirë në stadiumin ‘Adem Jashari’, ku mposhtën 2:0 kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pjesa e parë, u dominua në tërësi nga skuadra e Kosovës, që përmes Sulejmanit e Hasanit, arriti të krijojë disa raste të mira, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Po aq e mirë, ishte edhe në pjesën e dytë Kosova, por kjo paraqitje u bë më kuptimplote me dy gola të shënuara, që kishin rëndësinë e tre pikëve.

Luhej minuta e 54’ kur një aksion të bukur të Kosovës, e shndërroi në gol Florent Hasani, që ndezi atmosferën te ‘Dardanët’, që përkundër të ftohti nuk e ndalën për asnjë moment mbështetjen.