Ballina Sport Futboll Kosova e ndal Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Kosova e ndal Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euro 2024.

Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e Freuler në minutën e 14-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e 65-të, shkruan Indeksonline.

Golin e dytë për Zvicrën e shënoi Rrahmani në minutën e 79-të i cili devijoi një gjuajtje të Freuler.

Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e katërt shtesë.

Për Kosovën sot debutuan Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica.

Me këtë barazim, Zvicra është në vendin e parë me 11 pikë, derisa Kosova mbetet e parafundit me 4 pikë.