Kosova kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në Këshillin e Evropë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Në fund, Ahmeti e falënderoi Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera.