Kosova luan për fitore sot ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës sot luan për fitore ndeshjen e fundit të muajit qershor ndaj Greqisë.

‘Dardanët’ do të jenë mysafirë të grekëve në ndeshjen e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Alain Giresse do të jetë pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, por ai në konferencë për shtyp përpara takimit tha se duhet të bëjnë maksimumin që ta përfaqësojnë Kosovën më së miri.

Kosova në këtë takim futet pas dy fitoreve dhe një humbje pikërisht nga Greqia, përcjell lajmi.net.

Më pesë qershor kombëtarja kosovare u mposhtë me rezultat minimal 1:0 në ‘Fadil Vokrri’ nga kombëtarja greke.

Ata në anën tjetër, Greqia kanë fituar të tri ndeshjet sa i kanë zhvilluar gjatë këtij muaji.

Pavarësisht kësaj djelmoshat e Giresse do të kërkojnë pikët e plota, pasi duan të garojnë me grekët për vendin e parë në grupin e 2 të Ligës C.

Kosova do të jetë në këtë takim pa Edon Zhegrovën, Ibrahim Dresevic, Betim Fazlijin, Lirim Kastratin dhe Benjamin Kololli.

Ndërsa te Greqia mungon Dimitris Limnios, por pritet të jetë mungesë e madhe për ta.

Ndeshja zhvillohet sot në ‘Panthessaliko Stadium’, me fillim nga ora 20:45.