Kosova – Malta, zbulohet çmimi i biletave dhe dita kur dalin në shitje

Muaji tetor rikthen emocionet e futbollit në nivel ndërkombëtar, ku ekipet përfaqësuese do të zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve.

Kosova që pas dy ndeshjeve të shtatorit ka arritur të grumbullojë katër pikë, zhvillon ndy ndeshje tjera të rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes më 11 tetor në ‘Fadil Vokrri’ pret Maltën, ndërsa tre ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Ishujt Faroe.

Biletat për ndeshjen Kosova – Malta dalin në shitje ditën e shtunë (nesër).

Edhe kësaj here, biletat do të shiten në pikat e IPKOS dhe çmimet janë këto:

J/V –––––––– 2 Euro
L –––––––––– 3 Euro
P/1/2/3/4 –– 5Euro
P1A/5A ––– 10 Euro
VIP ––––––– 50 euro