Kosova mbajti edhe sot stërvitje para miqësores

Kombëtarja e Kosovës sot luan miqësore ndaj Armenisë dhe do të jetë e para për trajnerin e ri, Franco Foda.

Edhe pse sot ishte paraparë të kishte pushim para ndeshjes, trajneri gjerman Franco Foda zgjoi lojtarët nga gjumi dhe i çoi në kampin stërvitor, shkruan Indeksonline

Qëllimi i kësaj stërvitje para ndeshjes ishte aspekti taktik, ku u punua veçmas në organimzimin e skuadrës nga gjuajtjet këndore dhe reagimi më i mirë në ndërprerje. Po ashtu u punua edhe në shmangien e pozitave jashtë loje.

“Në prag të ndeshjes të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren e parë të këtij viti”, shkruhet në njofitmin e FFK-së.

Ndeshja miqësore zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Yerevan të Armenisë nga ora 17:00.