Kosova me forcë të re, Ibrahim Dresheviq merr lejen nga FIFA

Lajm shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e Kosovës në prag të eliminatoreve të shtatorit për Euro 2020.

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi, që ka vendosur të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq, ka marrë të premten edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë. Konfirmimi erdhi nga Federata e Futbollit të Kosovës, që e dha lajmin në faqen zyrtare.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që dosja e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.