Kosova ndeshet sonte me Bullgarinë

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ndeshet sonte me Bullgarinë në duelin e fundit në kuadër të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”.

Në palestrën Minatori në Mitrovicë, ekipi i Arben Krasniqit do të zbret për ballafaqimin e fundit.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Kosova ka shansin e fundit për të shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve.