Kosova pritet të bëhet me plan të veprimit për situata emergjente

Në Prishtinë po mbahet punëtoria për hartimin e planit të veprimit për situata emergjente.

Me këtë Kosova bëhet shtetit i parë në Evropë që po harton planin e veprimit për situata emergjente, tha Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ardita Baraku bëri thirrje se në raste emergjencash, të ketë veprime të koordinuara dhe secili të punojmë në sferën e tij.
Punëtoria realizohet nga IKSHPK në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSh-së në Prishtinë.

Ndërsa fokus i saj është përshtatja e planit me nevojat specifike të emergjencave shëndetësore.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është të hartojë draftin e plotë të Planit RCCE-IM, i cili do të udhëzojë autoritetet shëndetësore në përgatitjen dhe përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore për të gjitha rreziqet.