Kosova renditet e 11-ta për numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Përfaqësuesja e Kosovës është duke shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, duke fituar deri më tani gjashtë medalje.

Garuesit tanë kanë rrëmbyer tri medalje të arta dhe tri të bronzta, ndërsa renditen në vendin e 11-të nga shtete pjesëmarrëse.

Me më së shumti medalje të fituara është Turqia, me 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta, të ndjekur nga Italia me 23 të arta, 30 të argjendta dhe 25 të bronzta.

Për një vend të vogël si Kosova, padyshim që kjo është një arritje e madhe në këtë renditje, pasi janë 26 shtete pjesëmarrëse.