Kosova rikthehet sot në stërvitje pas suksesit në Gjeorgji

Kombëtarja e Kosovës është kthyer në Prishtinë.

‘Dardanët’ i nisën mirë ndeshjet e këtij muaji pasi mposhtën mbrëmë 1-0 Gjeorgjinë, shkruan lajmi.net.

Djemtë tanë tashmë janë kthyer në Prishtinë dhe menjëherë sot do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Federata e Futbollit të Kosovës , ka njoftuar se seanca e radhës stërvitore do të mbahet sot nga ora 13:30.

Kosova përgatitjet është duke i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i Bernard Challandes të dielën përballet me Greqinë nga ora 20:45, ndërsa tre ditë më vonë e pret Spanjën.