Kosova U21 përballet sonte me Anglinë

Sot përballen Anglia dhe Kosova.

Kosova është mysafire e Anglisë sonte nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21.

Do të jetë kjo ndeshja e parë në këto kualifikime, ndërsa për Kosovën është kjo ndeshja e dytë pasi tashmë ka një fitore kundër Andorrës.

Anglezët llogariten favorit duke marrë parasysh talentët e shumtë që kanë në skuadër.

Ndërsa në anën tjetër ‘Dardanët’ sigurisht që nuk do të hyjnë të dorëzuar, ata synojnë që me lojë kolektive të marrin të paktën një pikë në shtëpi.

Në Grupin G të kualifikimeve së bashku me këto kombëtare bëjnë pjesë edhe Çekia, Sllovenia, Shqipëria dhe Andorra.