Duket se kosovarëve po u shtohet besimi në banka.
Kështu të paktën po thotë raporti i Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës. Sipas këtyre, 2.8 miliardë euro ka arritur shuma e depozituar për vitin 2016.
Por, vetëm 21% apo 610 milionë janë siguruar pranë FSDK-së.
Prezantimin e raportit vjetor, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë e bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me të njëjtin institucion nga Shqipëria.