Kostoja e përmbytjeve në Pakistan mbi 10 miliardë dollarë

Kostoja e katastrofës së përmbytjeve në Pakistan parashikohet të jetë nga 10 deri në 12.5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, autoritetet kanë theksuar se 37 për qind e popullsisë që jeton në 118 rajonet ku përmbytjet janë efektive, janë shtyrë në fund të varfërisë.

Autoritetet parashikojnë se kostoja e katastrofës së përmbytjeve në vend është nga 10 deri në 12.5 miliardë dollarë dhe se objektivi i Pakistanit për rritje prej 5 për qind në vitin aktual financiar do të ulet në 2 për qind.

Po ashtu parashikohet që norma e rritjes në bujqësi të ulet në 1.8 për qind ndërsa norma e rritjes në sektorin e shërbimit të ulet në 2 për qind.