Krijuesi i baterive litium-ion ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare

Edhe pse mund të mos keni dëgjuar kurrë për të, ai është njeriu i cili i bërë telefonët, laptopët dhe makinat elektrike praktike.

Një prej shkencëtarëve më me influencë në teknologji u nda nga jeta. Universiteti i Teksasit në Austin konfirmoi vdekjen e Dr. John Goodenough në moshën 100 vjeçare i cili njihet si krijuesi i baterive litium-ion.

Edhe pse mund të mos keni dëgjuar kurrë për të, ai është njeriu i cili i bërë telefonët, laptopët dhe makinat elektrike praktike.

Hulumtuesit kishin qenë duke eksploruar bateritë litium përpara Goodenough. Dr. M Stanley Whittingham ishte prodhuar një dizajn që kombinonte litium me titanium.

Megjithatë The New York Times thekson se ishte Goodenough i cili bëri zbulimin e mahd në 1980 në Universitetin e Oksfordit. Ai krijoi një katodë me shtresa litiumi dhe oksid kobalti duke prodhuar voltazh më të lartë por njëkohësisht rritur sigurinë.

Kishte më shumë kapacitet se bateritë e mëhershme dhe më pak acid e nikel cadmium që përdoreshin tek makinat.

Teknologjia nuk lulëzoi deri në momentin që Dr. Akira Yoshino zëvendësoi litiumin në favor të litium-ion. Shkencëtari prodhoi një dizajn praktik për Asahi Kasei ndërsa Sony ofroi baterinë e parë të rikarikueshme litium-ion në 1991.

Goodenough ishte përgjegjës edhe për zbulime të tjera. Gjatë kohës së tij në MIT në vitet 50 dhe 60, ndihmoi në krijimin e një teknologjie që më pas do të bëhej random Access memory (RAM) që sot e shohim në shumë produkte.

Shumë kohë ka kaluar që kur litium-ion u bë standardi i artë. Sot prodhuesit e makinave po distancohen prej tyre në favor të baterive solid-state.