Krimet ekonomike me aksion në ATK, arrestohet një zyrtar

Gjatë ditës së sotme Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Lidhur me këtë ata kanë ndërmarrë një aksion ku është arrestuar një zyrtar i ATK-së.

‘’Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara’’ thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.