Kroaci, tërmet 5.2 ballë në ishullin Kërk

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin kroat Kërk (Krk), ndërsa tërmeti është ndjerë edhe më gjerë, transmeton Anadolu.

Lajmin për tërmetin e ka bërë të ditur edhe Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Në bazë të të dhënave paraprake, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, katër kilometra në lindje të ishullit Kërk dhe 37 kilometra në juglindje të Rijekës.

Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin e Kvarnerit dhe në pjesë të tjera të Kroacisë si dhe në disa zona të Bosnjë e Hercegovinës, Sllovenisë dhe Italisë.