Kroacia dhe Maroku përballen sot në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës

Kroacia dhe Maroku do të përballen sot me fillim nga ora 16:00.

Ky takim vlen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar.

Kroatët u eliminuan në gjysmëfinale nga Argjentina, kurse Maroku u mposht nga Franca, transmeton lajmi.net.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në ‘Khalifa Stadium’, me të dy kombëtaret që synojnë fitoren e madhe.

Bazuar tek kuotat e basteve, Kroacia është favorite e lehtë ndaj Marokut, me fitoren e kombëtares ballkanike që kuotohet me 2.35.

Fitorja e Marokut ka kuotë 3.00, kurse një barazim i mundshëm kuotohet me 3.00.