Kryeparlamentari i Tunizisë, Ghannouchi, rishtrohet në spital

Rached Ghannouchi

Kryetari i parlamentit të Tunizisë, Rached Ghannouchi, dje u rishtrua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të efekteve të infeksionit të tij të fundit me koronavirus (COVID-19), vetëm një ditë pasi u lirua, raporton Anadolu Agency (AA).

Ghannouchi, i cili është gjithashtu kreu i Lëvizjes Ennahda, u dërgua në një spital ushtarak në Tunis, tha për AA Wassim Khadraoui, sekretari për shtyp i kryetarit të parlamentit.

Khadraoui tha se sipas mjekëve, Ghannouchi përjetoi disa probleme shëndetësore për shkak të pasojave të COVID-19.

Megjithatë, “gjendja e Ghannouchi-t tani është stabilizuar dhe mjekët konfirmuan se ai mund të lirohet sonte”, shtoi ai.

Kryetari i parlamentit ishte larguar nga spitali të shtunën pas kontrolleve mjekësore dhe trajtimit.

Në një deklaratë në Facebook, këshilltari i tij, Maher Medhioub, hodhi poshtë pretendimet se Ghannouchi synonte të merrte trajtim jashtë vendit.

Ghannouchi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 13 korrik, sipas një deklarate që ai bëri në Twitter.

Ai përfundoi trajtimin e tij njëjavor dhe gjendja e tij u raportua të ishte e mirë. /aa