Kumbaro: Mysafirët e Kosovës nuk regjistrohen si turistë

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha në “Now me Erla Mëhillin” se në vitin 2021 kanë pritur 5.6 milionë vizitorë të huaj.

Ajo sqaroi se mysafirët nga Kosova nuk regjistrohen si turistë.

“Flukse turistësh që më para frekuentonin destinacione më klasike siç mund të ishin Greqia apo Italia, në kushtet e ngurtësisë së protokolleve të tyre zgjodhën të kthehen në Shqipëri, eksperiencë që iu rezultoi shumë pozitive sepse këtu s’kishte fare kufizime dhe jo vetëm kaq, por i bëri të rikthehen apo të flasin mirë te të tjerët edhe nëse nuk u rikthyen.

Në vitin 2022 nuk kishte asnjë shtrëngesë në protokollet e COVID-it në Shqipëri. Në këtë kontekst rezultati ishte që, gjithsesi ne kemi një shifër të cilës do t’i referohemi që vjen në rritje progresive. Nëse viti 2019 ka pasur 6.4 milionë vizitorë të huaj, viti 2020 mirëpriti 7.5 milionë vizitorë. Nga këta 7.5 milionë vizitorë unë nuk përfshij fare mysafirët e Kosovës të cilët hyjnë dhe dalin nga Morina pa u regjistruar fare,” – u shpreh Kumbaro. /euronews