Kur ambasadorja amerikane tregon pse mban taka (Video)

Organizata e Kombeve të Bashkuara disa herë me radhë e ka dëshmuar veten se nuk është në gjendje të bëj asgjë më shumë e propozime dhe miratime të rezolutave të pazbatueshme, e që nuk kanë kurrfarë ndikimi në përmirësimin e jetës së njerëzve.

Ndër qindra përfaqesues dhe ambasadorë të vendeve që janë anëtare të OKB-së, është edhe ambasadorja amerikane Nickey Haley, e cila njihet për “pikën e dobët” të saj, Izraelin.

Pa fije turpi, ajo tregoi se arsyeja e vetme pse mbanë take në takimet e OKB-së, është për ta gjuajtur me këpucë ndonjë palestinez, kur ajo e sheh të “arsyeshme”.

“Nuk është cështje mode, por kur dikush e kërkon, duhet t’ia gjuajmë”, u shpreh Haley në një takim me mbështetësit e lobit amerikan – izraelit (AIPAC), duke iu referuar një raporti të ambasadorit palestinez, ku ai shfaqi fakte për konfiskimin e tokave palestineze. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=ypnbV2k-nhE