Kur do vjen e djela?!

Elmaz Fida

Në spitalin psikiatrik, një mjek pyeti një pacient:”A më tregon dot, çfarë dite është sot?”
Pacienti u përgjigj:”Sigurisht, sot është e shtunë.”
Mjeku e pyeti:”Shumë mirë, po nesër, e gjen dot çfarë dite është?”
Pacienti u përgjigj:”Edhe nesër, e shtunë do të jetë.”
Mjeku i tha:”Nëse sot është e shtunë dhe nesër e shtunë, kur vjen e djela?”
Pacienti shtoi:”E djela vjen kur të jetë ndryshe nga e shtuna, kur të ndjejmë se po bëjmë një hap para, kur të dallojmë se drejtësia e sotme ka shënuar rritje krahasuar me atë të djeshmen, kur të vërejmë se padrejtësitë e sotme janë më pak se të djeshmet. Vetëm atëherë e djela do të vijë menjëherë pas të shtunës o doktor.”

Elmaz Fida