Kuriozitet: 5 gjëra që duhet të dini për tërmetet

Tërmetet janë fenomene natyrore që ndodhin pothuajse kudo.

Autoritetet amerikane kanë evidentuar me qindra mijëra dridhje toke çdo vit, por vetëm pak prej tyre shkaktojnë dëme. Chad Myers, meteorolog dhe sinoptikan për CNN ka renditur 5 gjëra që duhet të dimë për tërmetet.

1. Tërmeti është fenomen që shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare (cunami). Një tërmet ndodh kur dy pllakat tektonike rrëshqasin dhe lëshojnë energjinë që kanë grumbulluar.

2. Tërmeti mund të ndodhë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Myers tha se këto lloj tërmetesh janë zakonisht shumë shkatërrues. Vendi ose zona ku është krijuar tërmeti quhet vatër e tërmetit kurse qendra e saj emërtohet si hipoqendër. Skaji më i afërt i daljes në sipërfaqe të diametrit të tokës, i hequr nga hipoqendra, quhet epiqendër e tërmetit.

3. Fuqia e një tërmeti quhet magnitudë. Intensiteti i dridhjeve mund të variojë në gjeografinë, topografinë madje edhe në thellësinë e tërmetit. Instituti i Gjeoshkencave në SHBA ka vlerësuar se çdo vit detektohen 500 000 tërmete. “100 000 prej tyre mund të ndjehen dhe 100 prej tyre do të krijojnë dëmtime”, tha eksperti amerikan.

4. Tërmetet në vetvete nuk vrasin shumë njerëz. Janë strukturat e ngritura nga njerëzit që bien në tokë gjatë dridhjeve që dëmtojnë njerëzit.

4. Shumica e tërmeteve ndodhin në pllakën tektonike të Paqësorit. Kjo njihet ndryshe edhe si “Unaza e Zjarrtë”./tvklan.al