Kurti: Ende s’kemi rezultate konkrete nga bisedimet me LDK-në

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur përsëri rreth mundësisë së arritjes së koalicionit me LDK-në.

Para mediave ka thënë se ende nuk ka trezultate konkrete, mirëpo se marrëveshja është e mundur, shkruan lajmi.net.

“E di që interesimi juaj është shumë i madh. Marrëveshja është e mundshme dhe marrëveshja është e duhur sepse ajo i nevojitet qytetarëve”, ka thënë kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se do të shihen rrethanat kur të ketë rezultate konkrete, dhe marrëveshja që i bashkëngjitet harmonizimit të programit, e tek atëherë sipas tij mund të flitet për tema tjera.

Kurti këto komente i bëri para fillimit të tryezës së diskutimit më temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”, organizuar nga VV.

Kujtojmë se Kurti e Mustafa nuk janë takuar që nga e shtuna e javës së kaluar në tentativë për të lidhur marrëveshjen për koalicion.

Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë kanë qëndruar zyrtarë të lartë gjermanë në përpjekje për të bindur dy partitë që të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje.

Po ashtu, thirrje nga ndërkombëtarët është bërë vazhdimisht dje, për dy partitë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, për formimin e institucioneve funksionale të Kosovës.