Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se komsionerët e përfshirë në këtë proces nuk duhet të amnistohet, duke thënë se hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

“Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë. Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Reagimi i Kurtit vije një ditë pas arrestimit të 109 të dyshuarave për manipulim të votave në Prizren.

Mbi dyshimet për manipulim të votave KQZ ka marrë vendim për rinumërim të votave në gjithë vendin.