Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet të martën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Kurti dhe Sarrazin do të takohen në orën 21:30 në ndërtesën e Qeverisë, derisa është njoftuar se mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje.

Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e takimit.