Kush ishte Mansa Musa, njeriu më i pasur në histori

Mbreti afrikan Musa Keita mendohet të jetë personi më i pasur i të gjitha kohërave “më i pasur se çdokush mund të përshkruajë”, raporton The Independent.

Fjalë për fjalë. Pasuria e tij ishte aq e madhe sa nuk ka asnjë mënyrë për të vënë një numër të saktë në pasurinë e tij, përcjell albeu.com.

Ai udhëhoqi Perandorinë Mali në shekullin e 14 dhe toka e tij ishte e mbushur me burime natyrore fitimprurëse, më së shumti ari.

Musa Keita erdhi në pushtet më 1312. Kur u kurorëzua, iu dha emri Mansa, që do të thotë mbreti. Në atë kohë, shumica e Evropës ishte e uritur dhe në mes të luftërave civile, por shumë mbretëri afrikane po lulëzonin.

Ndërsa në pushtet, Mansa Musa zgjeroi kufijtë e perandorisë së tij të jashtëzakonshme. Ai aneksoi qytetin Timbuktu dhe rivendosi pushtetin mbi Gao. Në tërësi, perandoria e tij shtriu rreth 2.000 kilometra, shkruan albeu.com.

Mansa Musa ishte zot i shumë territoreve si Mauritania, Senegali, Gambia, Guinea, Burkina Faso, Mali, Niger, Nigeria dhe Çadi.

Pjesa tjetër e botës mësoi për pasurinë e tij të madhe në vitin 1324, kur ai bëri pelegrinazhin gati 4.000 milje në Mekë.

Ai ushëtoi për në Mekë së bashku me një karvan të madh me flori që shtrihej aq larg sa syri nuk e shihte.

I shoqëruar me dhjetëra mijëra ushtarë, civilë dhe skllevër, 500 zëdhënës dhe shumë deva dhe kuaj që mbanin një bollëk shufra ari sa që ndalimin e tij në Kajro dhe dhuroi aq shumë para për të varfërit që ai shkaktoi inflacion masiv!

Do të duhen vite që qyteti të shërohet plotësisht nga kriza e monedhës.

Pas 25 vjetësh, Mansa Musa vdiq në 1337. Ai u pasua nga i biri i tij, Maghan I.

Trashëgimia e pasur e mbretit vazhdoi për breza dhe deri më sot, ka mauzole, biblioteka dhe xhami që qëndrojnë si dëshmi për këtë kohën e artë të tij.