Kushtoni kujdes dhëmbëve edhe kur konsumoni ushqime të shëndetshme

Edhe pse përmenden ëmbëlsirat, kafeja dhe cigaret, si gjërat që dëmtojnë më shumë dhëmbët tuaj, hulumtimet tregojnë se edhe disa ushqime të shëndetshme mund ta dëmtojnë buzëqeshjen e përsosur.

Edhe pse këto ushqime të shëndetshme mund të ndihmojnë te shumë probleme shëndetësore, nga ana tjetër, ato nuk janë shumë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.

Çaj i zi

Vera e kuqe, çajet dhe kafeja mund të lënë njolla të zeza, por çaji i zi lë më shumë njolla të zeza në dhëmbë.

Agrumet

Lëngu i limonit i dëmton shumë dhëmbët, si dhe lëngu i grejpfrutit dhe portokallit, ndaj duhet ta shpërlani gojën pasi ta konsumoni.

Çaji bimor

Çaji ka vetëm përfitime shëndetësore, por çaji i tepërt mund t’i dëmtojë dhëmbët tuaj. Çaji i zi dhe çaji bimor shkaktojnë erozion. Megjithatë, nuk ka nevojë të hiqni dorë nga çaji. Thjesht flisni me dentistin tuaj nëse jeni të shqetësuar.

Frutat e thata

Frutat e thata janë një fatkeqësi e dyfishtë dentare për shkak të përqendrimit të lartë të sheqerit dhe ngjitjes. Shmangni ngrënien e tyre si meze të lehtë, ndërsa më së miri është që t’i përzini në sallata. Dhe rregulli i artë për dhëmbët është të konsumoni patjetër fruta të freskëta.