Kërcënimet e paturpshme të një monstre si Lindsey Graham
Një ndër zërat më luftënxitës të sionizmit amerikan vijon të jetë senatori Lindsey Graham. Ky pusht republikan, një i dalëmendsh, ka kërcënuar Arabinë Saudite se duhet të bashkohet me luftën kundër Iranit ose të përballet me pasojat.
Kjo sepse Amerika dhe Izraeli po bëjnë gjithçka që munden për të detyruar vendet arabe të bashkohen me luftën e tyre kundër Iranit. Qëllimi është i qartë për të gjithë – të krijojnë kaos që do ta bëjë Lindjen e Mesme pre të lehtë për Izraelin.
“Ambasada e SHBA-së po evakuohet në Riad për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Iranit ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Siç e kuptoj unë, Mbretëria po refuzon të përdorë ushtrinë e saj të aftë si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund regjimit barbar dhe terrorist iranian që ka terrorizuar rajonin dhe ka vrarë shtatë amerikanë.
Pyetja është – pse Amerika do të hynte në një marrëveshje mbrojtjeje me një vend si Mbretëria e Arabisë Saudite që nuk është i gatshëm të bashkohet me një luftë me interes të ndërsjellë?
Amerikanët po vdesin dhe SHBA-të po shpenzojnë miliarda për të përmbysur një regjim terrorist iranian që kërcënon rajonin. Ndërkohë, Arabia Saudite duket se po lëshon deklarata dhe po bën gjëra prapa skenave që janë paksa të dobishme, por nuk është e gatshme të marrë pjesë në operacione ushtarake për t’i dhënë fund mbretërimit të terrorit që buron nga Irani.
Shpresojmë që vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të përfshihen më shumë sepse kjo luftë është në oborrin e tyre. Nëse nuk jeni të gatshëm të përdorni ushtrinë tuaj tani, kur do të jeni të gatshëm ta përdorni atë?
Shpresojmë që kjo të ndryshojë së shpejti. Nëse jo, do të vijnë pasojat”, kërcënoi Graham.
Por nga ana tjetër, jo vetëm që Saudia, aleatja më e madhe e SHBA-së në rajon nuk pranon të bie në këtë kurth, por as Emiratet, aleatë të ndyrë të Izraelit.
Nga Emiratet është deklaruar se po shënjestrohen padrejtësisht në konfliktin aktual të Lindjes së Mesme, porse kanë theksuar se nuk do të marrin pjesë në sulmet ndaj Iranit.
Jamal Al Musharakh, ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, u tha gazetarëve se qëndrimi i Emirateve ishte i qartë edhe para se të shpërthenin ngjarjet aktuale.
Al Musharakh përsëriti se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të lejojnë që territori i tyre të përdoret për sulme ndaj Iranit dhe as nuk do të përfshihen në një konflikt të tillë.
Biznesmeni emiratian Khalaf Ahmad Al Habtoor, kompania e të cilit Al-Habtoor Group ndërtoi Burj Khalifa, ndër të tjera, iu përgjigj ashpër senatorit amerikan Lindsey Graham dhe i tha atij se vendimet e SHBA-së e kanë çuar rajonin në luftë.
“Kam dëgjuar deklarata nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili u bën thirrje vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit të hyjnë në këtë luftë, duke pretenduar se edhe ne jemi nën sulm dhe se duhet t’i bashkohemi luftës. Dhe po ia them qartë: Ne e dimë shumë mirë pse jemi nën sulm dhe gjithashtu e dimë se kush e ka futur të gjithë rajonin në këtë përshkallëzim të rrezikshëm, pa u konsultuar me ata që ai i quan ‘aleatët’ e tij në rajon”, shkroi Al Habtoor në një mesazh të ashpër. /tesheshi





