Kylian Mbappe, më mirë se Messi dhe Ronaldo në moshën 19 vjeçare

Jo shumë kohë më parë, bota e futbollit pyeste veten se kush mund të merrte fronin kur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do luanin më.

Megjithatë, kjo përgjigje erdhi më herët se sa pritej dhe Kylian Mbappe, ylli i kombëtares franceze dhe Paris Saint Germain, duket se ka gjithçka që të jetë mbreti tjetër i futbollit.

Vetëm 19 vjeç, sulmuesi ka thyer tre rekorde të jashtëzakonshme të vendosura nga argjentinasi dhe portugezi në të njëjtën moshë.

Golat në nivel klubesh

Kylian Mbappe  52 gola

Leo Messi 25 gola

Cristiano Ronaldo 17 gola

Gola në Champions League

Kylian Mbappe 10 gola

Leo Messi 2 gola

Cristiano Ronaldo 0 gola

Gola me kombëtaren

Kylian Mbappe 9 gola

Cristiano Ronaldo 7 gola

Leo Messi 4 gola /Ora News