Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mioslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njëjtin e kanë diskutuar me kryeministrin Kurti.

“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajcak.

Tutje, ai tha se kanë diskutuar edhe për sigurinë në veri të Kosovës.

“Patëm një diskutim thelbësor me kryeministrin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Bislimi për avancimin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë dhe përparimit në implementim të marrëveshjeve të kaluara. Kemi qëndruar me kujdes qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe brengat e tij sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Dua të them që sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”, tha ai transmeton teve1.info

“I shprehëm ngushëllime kryeministrit dhe kemi dënuar fuqimisht sulmin e 24 shtatorit. E bëmë shumë të qartë se sulmuesit duhet të vihen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkretë në këtë drejtim”.