Lajçaku fton Kosovën e Serbinë për takim javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ftuar për takim kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq, në një takim që pritet të mbahen javën e ardhshme.

Në një përgjigje për KOHËN, BE-ja tha se takimi do të zhvillohet për të diskutuar mbi planin e zbatimit të Marrëveshjes dhe të Aneksit, për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

BE-ja tha se takimi shpreson të bëhet që palët “të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes, e ai të fillojë pa vonesë”.

Ndërsa, Lajçaku i ka renditur të martën pikat, me të cilat sipas tij, pajtohet pala kosovare për shtensionim të situatës.