Lajm i mirë për tifozët e Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria sot zhvillojnë ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova luan në udhëtim, kundër Ishujve Faroe, në Torshavn, ku konsiderohet favorite, shkruan lajmi.net.

Shqipëria në anën tjetër udhëton drejt Izraelit, ku në këtë takim hyn pas një forme jo aq të mirë.

Edhe Shqipëria edhe Izraeli numërojnë nga tre pikë dhe nuk ka favorit në letër.

Lajmi i mirë për dy tifozëritë është ky: Ndeshja e Kosovës fillon në ora 18:00, kurse Shqipëria starton nga ora 20:45.

Kësisoj, kemi mundësi t’i përcjellim të dyja kombëtaret njëkohësisht.