Disa persona janë plagosur pasi një makinë me shpejtësi ka shkuar drejt selisë së parlamentit Britanik, duke u përplasur me rrethimin, transmeton Klan Kosova.
Shoferi i makinës është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane rrethuar zonën.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se disa këmbësorë janë goditur nga makina.






