Lampard gjen fitoren e parë

Frenk Lampard ka shënuar fitoren e parë me Chelsean, që prej kur mori dyterën nga Graham Potter.

Blutë mposhtën në udhëtim skuadrën e Bournemouthit me rezultat 3-1.

Gallagher i dha epërsinë Chelseas qysh në minutën e 9-të, por vendasit barazuan pas dymbëdhjetë minutave me Matias Vina. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutat e fundit, Chelsea arriti të shënoj dy gola që i solen fitoren e parë pas nëntë ndeshjeve në të gjitha garat.

Badiashile në minutën e 82-të dhe Joao Felix katër minuta më vonë shënuan golat për skuadrën e Lampard.

Me këtë fitore Chelsea renditet në vendin e 11-të me 42 pikë, tre më shumë se Bournemouth që ndodhet në pozitën e 14-të.