Lazio interesohet për Manajn

Ekipi i njohur nga Serie A, Lazio ka shprehur interesim konkret për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.

Manaj do të largohet këtë verë nga Sivasspori, ndërsa ofertat për 27-vjeçarin nuk mungojnë pas sezonit fantastik që e pati në Turqi.

Klubet nga Italia e Franca, janë në garë për shërbimet e tij, ndërsa Sivasspori për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar po kërkon të paktën 15 milionë euro.

Lazio thuhet se është ekipi i fundit që po insiston për Manajn, i cili aktualisht është grumbulluar me Shqipërinë për Kampionatin Evropian. Manaj e mbylli sezonin me 22 gola të shënuar te Sivasspori, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.