LDK pret edhe votat e pozitës për rrëzimin e Qeverisë

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pret që një pjesë e pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shteti i Kosovës po rrezikohet nga shkatërrimi dhe izolimi ndërkombëtar si rezultat i papërgjegjësisë së koalicionit qeverisës.

Postimi i plotë i Mustafës:Ne presim që edhe vetë pjesa e partive në pushtet, që nuk dëshiron shkatërrimin e shtetit dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të na bashkëngjitet në ruajtjen e shtetit tonë nga rreziqet e shumta që po i kanosen nga ky koalicion qeverisës i papërgjegjshëm.

LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave shtetërore demokratike të Republikës së Kosovës.