Lëvizja Besa shkarkon Bilall Kasamin

Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa para pak çastesh ka shkarkuar nga posti i kryetarit Bilall Kasmain. Vendimi është marrë në mbledhjen në të cilën kanë marrë pjesë 64 anëtarë nga gjithsej 107 të saj.

Kasami është parë si fajtor kryesor për dështimin në zgjedhjet e fundit lokale.

Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA po ashtu akuzon Kasamin për bllokimin e të gjitha organeve të partisë për më tepër se dy muaj.