Lewandowski merr çmimin “Gerd Muller” si realizatori më i mirë

Robert Lewandowski s’ka mbetur pa çmim në mbrëmjen gala të ‘Ballon d’Or’.

Ylli polak i skuadrës së Barcelonës, Robert Lewandowski ka fituar çmimin ‘Gerd Muller’, përcjell lajmi.net.

Çmimi ‘Gerd Muller’ ndahet për realizatorin më të mirë.

Lewandowski ka fituar këtë çmim falë paraqitjeve në sezonin 2021/22.