Libi, forcat e Haftarit kryejnë testim të raketës balistike

Sipas videos së publikuar në kanalin televiziv “February” me qendër në Tripoli, nuk dihet se ku ka rënë raketa balistike e lëshuar nga rajoni Suluq

Batalioni Suluq i lidhur me Khalifa Haftarin, liderin e forcave të armatosura në Lindje të Libisë, ka kryer një testim të raketës balistike Scud, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas videos së publikuar në kanalin televiziv “February” me qendër në Tripoli, nuk dihet se ku ka rënë raketa balistike e lëshuar nga rajoni Suluq, që ndodhet në jugperëndim të qytetit Benghazi në lindje të vendit.

Kanali televiziv në lajmin e tij tërhoqi vëmendjen se kjo provë është kryer në ditët kur po përjetohen tensione.

Në anën tjetër, gazeta libiane “Marsad”, nga llogaria e saj në Twitter ka informuar se “Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura përfunduan stërvitjen e tyre me një raketë balistike të lëshuar në objektivat e supozuara në një largësi 300 kilometra në jug të qytetit Tobruk”.

Ndërkohë, lidhur me çështjen nuk është bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Fjalët në video “do jetë mirë kudo që të bjerë” të cilat thuhen nga një person nga grupi i cili kreu procesin e lëshimit, janë komentuar në median sociale se kjo është shenjë që ky “proces është kryer jashtëzakonisht në mënyrë të pa llogaritur dhe të shkujdesur”. /aa