Të paktën 104 migrantë janë shpëtuar të enjten në mbrëmje në afërsi të bregdetit lindor të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të marinës libiane, e cila është nën kontroll të qeverisë së Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) thuhet se migrantët janë shpëtuar në brigjet në afërsi të qytetit Al-Khoms. Siç bëhet e ditur, migrantët janë nga Sudani, Egjipti, Maroku dhe Tunizia, dhe që të gjithë janë dërguar në qendrën për migrantëve në Tripoli.
Që nga rënia e qeverisë qendrore në Libi në vitin 2011, bregdeti i këtij vendi është shndërruar në një qendër e migrantëve të paligjshëm, të cilët synojnë Italinë dhe vendet tjera evropiane.
Libia paraqet qendrën kryesore të tranzitit për emigrantët afrikanë të cilët duan të vijnë në Evropë, veçanërisht në Itali.