Lidhja e Madhe nga njerëz të mëdhenj!

Prof. Ekrem Maqedonci

Siç është e ditur botërisht, Lidhja e Prizrenit e mbajtur me 10 qershor 1878, ishte lidhja dhe besatimi më i fortë i shqiptarëve në historinë e tyre mbarëkombëtare.
Kjo lidhje e rëndësishme u mbajt në një vend të rëndësishëm, në Xhaminë e Bajrakut në Prizren, dhe u udhëhoq nga njerëz të mëdhenj siç ishte Myderriz Ymer Prizreni.
Kjo ngjarje na jepë shembullin më të mirë se Feja dhe Kombi janë binjak të pandarë në ndërtimin e shtetit, dhe se fetari i mirëfilltë duhet të jetë edhe kontribues i mirëfilltë edhe për çështjen kombëtare.
Andaj,të mundohemi të hapërojmë hapave të atyre që emrat e tyre u nguliten thellë në trungun e historisë mbarëkombëtare, të mundohemi ti shërbejmë fesë dhe vendit ashtu si i shërbeu Myderriz Ymer Prizereni dhe shokët e tij të sinqertë!

Nga: Prof. Ekrem Maqedonci