Lindsay Hoyle zgjidhet kryetar i Parlamentit britanik

Sir Lindsay Hoyle është emëruar kryetar i ri i Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Hoyle në rrethin e katërt të votimit të fshehtë fitoi 325 prej 540 votave dhe do të zëvendësojë John Bercow, i cili në këtë pozitë qëndroi dhjetë vite.

Në tre rrethet e para fitoi më së shumti vota në raport me gjashtë kandidatët tjerë për kryetar të Dhomës.

Hoyle është politikan laburist i cili ka ushtruar pozitën e përfaqësuesit parlamentar nga Chorley nga viti 1997.

Vitin e kaluar ai u shpall kalorës për rolin e tij në Parlament dhe në fushën politike dhe që prej asaj kohe është quajtur “sir”.

Në qershor të vitit 2010, ai u emërua nënkryetar i Dhomës së Komunëve.