Liria që po i shqetëson “gardianët’ e lirisë!

Prof. Driton Arifi

Tani po e marrim vesh që po ekzistojka një LIRI tjetër nga ajo që ne të gjithë e kishim menduar. Pra, nuk ekziston më ajo LIRIA që “Fjalori i Kembrixhit”- Cambridge Dictionary, e definoi si: ” një e drejtë për të jetuar ashtu siç dëshironi, të thoni atë që mendoni dhe të merrni vendimet tuaja pa u kontrolluar nga askush tjetër”.

Kjo LIRI tashmë është shqetësuese, e brengosëse, bile për vet gardianët e “Lirisë”, sepse kjo po i jep gruas të drejtën të vesh çka të dojë, e të vejë mbi kokë çka të dojë, madje pa u kontrolluar nga askush, qofshin ata avokatë apo gardianë të lirisë. Ama hiç nga askush.!

Nga: Mr.Driton Arifi